Maskë për rritjen dhe mos rënien e flokut gjatë vjeshtës

Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja).

Lifestyle

28/10/2016 12:35

Këtë proces e përshpejtojnë edhe më shumë faktorë të tjerë, si lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj. Në të tilla raste, duhet të përdorem sa më shumë maska me produkte natyrore, si vezë, vaj ulliri, aloe vera.

Më poshtë do të gjeni dy maska shumë të mira për parandalimin e rënies së flokëve.

Maskë me të  verdhë veze dhe banane

Përbërësit:

Një banane e pjekur shumë mirë

Një e verdhë veze

Si ta përgatisim:

Përziejini më kujdes përbërësit deri sa të bashkohen shumë mirë dhe të formohet një masë homogjene.

Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30-40 minuta.

Lajini flokët me ujë të vakët.

Maskë me të verdhë veze dhe qepë

Përbërësit :

Një e verdhë veze

Vaj ulliri

Një lugë mjaltë

2 lugë lëng qepe

Si ta përdorni:

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku.

Aplikojeni maskën në rrënjë dhe lëreni për 15 minuta.

Më pas e aplikoni në pjesën tjetër të flokut dhe mbajeni për 30 minuta

Në fund i lani flokët si zakonisht.