Maskë për flokë të dendur dhe të bukur (Video)

Nëse dëshironi flokë të dendur dhe të bukur, provoni këtë recetë.

Lifestyle

02/01/2017 10:53

Fjala është për metodën plotësisht natyrale për rritje të flokëve. Ia vlen të provohet.

Procedurën përsëriteni vetëm një apo dy herë në javë, gjatë dy muajve, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

1. Dy lugë supe vaj ricini,
2. Një të verdhë të vezës,
3. Një lugë supe mjaltë.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit e përmendur më sipër. Tundni me lugë.

Masën e përftuar më parë vendoseni në skaje të flokëve, kurse pjesën tjetër pastaj lyeni në tërë flokët.

Mblidhni flokët në gërshet dhe vendosni kapelën e dushit (mund të shërbejë edhe qesja).

Mbani ashtu maskën në kokë 2 deri 4 orë. Lani me shampon apo regjenerator.

Procedurën përsëriten një deri në dy herë në javë gjatë dy muajve. /Telegrafi/