Maskë me rrush për lëkurë të bukur

Kjo maskë e cila mund të bëhet në shtëpi, trajton të gjitha problemet që ju keni me lëkurë.

Lifestyle

08/09/2015 21:55

Pastroni, masazhoni, lëmoni, si dhe pakësoni skuqjen, inflamacionin dhe ënjtjen e fytyrës ndërkohë që relaksoheni në shtëpi me një trajtim aspak të kushtueshëm dhe mbi të gjitha ka efekt pozitiv mbi shumë probleme që mund të keni.

Merrni katër kokrra rrush dhe lini me një anë, pastaj në një tas përzieni ¼ e kosit natyral së bashku me mjaltë. Merrni kokrrat e rrushit të ndara në gjysmë një e nga një dhe me pjesën e lëngshme të kokrrave filloni duke masazhuar lëkurën. Shtrydhni me radhë të gjitha kokrrat ndërkohë që masazhoni lëkurën në forma rrumbullake, për të pastruar atë. Pasi të hidhni tutje kokrrat e rrushit, përzieni së bashku në një tas kosin dhe mjaltin mirë dhe masën e krijuar e vendoseni në fytyrë. Ky trajtim do të ulë inflamacionin, skuqjen, irritimin duke i kthyer butësinë dhe lejueshmërinë lëkurës. Shtrihuni ndërkohë që keni vënë maskën dhe qëndroni për 15 minuta.

Gjatë kohës që keni lyer fytyrën me trajtim ju këshillojmë t’a mbuloni atë me peshqir të lagur. Në fund të procesit shpërlani fytyrën me ujë të vakët për të hequr maskën mirë dhe fshijeni me peshqir të butë. Sipas dëshirës ju mund të lyeni fytyrën me krem zbutës me bazë mjalti. /kosovalive