Maskë fytyre me kungull – Lajmi.net
Maskë fytyre me kungull
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 14:38, 21 July 2018
Përveç të tjerash, kungulli ndihmon dhe hidraton lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit, gjithashtu pastron edhe aknet.

 

Për një lëkurë më të mirë, provoni maskën me kungull në shtëpi. Praktike, me pak kosto dhe me efekte pozitive.

Ia vlen ta provoni!

Përbërësit: 

1/2 filxhan me tul kugulli

2 vezë (të verdhat)

1 lugë sheqer

1 lugë mjaltë nëse keni lëkurë të thatë ose 2 lugë qumësht bajameje

1 lugë uthull molle për lëkurat e yndyrshme

Përgatitja: 

Bëni pure kungullin së bashku me përbërësit e tjerë deri sa të formohet një masë homogjene.

Hidhni vezët dhe sheqerin dhe përziejini mirë.

Aplikoni maskën në fytyrë dhe e mbani për 15-20 minuta. Pastrojeni me ujë të vakët dhe në fund e shpëlani me ujë të ftohtë.

Në këtë mënyrë do të rregulloni pH-in e lëkurës. Rezultatet? Do t’i shihni vetë. Pjesën e mbetur nga maska mund ta ruani në frigorifer./ Shije.al.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO