Maskat terrorizojnë Shkodrën, vjedhin një shumë të madhe parash

Një grabitje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shirq të Dajçit, në Shkodër.

Lajme

21/02/2018 07:43

Tre persona të maskuar kanë hyrë brenda në një banesë dhe kanë grabitur një sasi të madhe parash si dhe një automjet.
Policia është njoftuar për grabitjen nga një telefonatë, për grabitjen në banesën ku jetonin vetëm dy të moshuar.
Vetëm pak orë pas grabitjes, tre personat janë arrestuar nga policia.
Të tre të arrestuarit kanë vjedhur nga shtëpia e Mark Alisë në fshatin Dajç, një sasi të madhe parash, automjetin të tipit “ML”, një çifte si dhe një celular.
Ata kanë arritur të shmangin alarmin e sigurisë së shtëpisë ku ndodhen vetëm dy të moshuarit, ndërsa policia ende nuk i ka bërë publik emrat e tyre.