Maskat në qendër të votimit në Veri

Raportohet se persona të maskuar kanë hyrë në qendër të votimit në shkollën “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, duke detyruar votuesit, komisionerët dhe të gjithë të tjerët të dalin të jashtë.

Lajme

03/11/2013 17:34

Vazhdojnë tensionet në veri të Mitrovicës, ku procesi i votimit po zhvillohet në një atmosferë të rëndë.

Raportohet se persona të maskuar kanë hyrë në qendër të votimit në shkollën “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, duke detyruar votuesit, komisionerët dhe të gjithë të tjerët të dalin të jashtë.

Ngjarja, sipas Kosovapress, ka ndodhur sot rreth orës 16:45. Sipas këtyre burimeve, personat me maska janë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të kriminelit Zvonko Veselinoviq, të cilët kanë për qëllim anulimin e këtyre zgjedhjeve.

“Meqë dalja e serbëve është e vogël dhe krijohet mundësia që shqiptarët ta marrin pushtetin në veri, xhandarmëria serbe ka ndërhyrë në këtë qendër të votimit për të dëmtuar procesin zgjedhor dhe anuluar atë”.

“Ka pasur të shtëna të pandërprera armësh nëpër disa lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës, me qëllim të frikësimit të qytetarëve”.