Maskat grabisin argjendarinë në mes të qytetit të Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Durrësit, aty ku dy persona të maskuar kanë hyrë në një argjendari dhe kanë vjedhur një sërë sendesh me vlerë.

Lajme

18/04/2018 18:31

Ngjarja ka pak minuta që ka ndodhur dhe deri më tani mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në argjendari. Grabitësit kanë kërcënuar me armë punonjësen si dhe kanë marrë disa sende me vlerë.

Argjendaria është në pronësi të shtetasit Gj.Ngresi. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimin e autorëve. Dy grabitësit pas vjedhjes janë larguar në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës.

Informacion paraprak.

Më datë 18.04.2018,  në lagjen Nr. 4 Durrës, në një argjendari dy persona të paidentifikuar, kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.