Maska për flokë me pjeshkë, që shfaq rezultatet për 30 minuta

Flokët janë ndër gjërat më të rëndësishme për njerëzit, veçanërisht për femrat.

Lifestyle

09/07/2017 14:43

Nëse i keni të shëndetshëm dhe me volum, ato ju bëjnë të dukeni shumë herë më bukur dhe për më tepër të ndjeheni më të sigurt në vetvete. Por, në verë dhe jo vetëm, ndodh ta humbasin shkëlqimin dhe të bëhen shumë të thatë apo me maja të djegura. Për t’i rigjeneruar dhe për t’i bërë të duken të mrekullueshme në çdo kohë, provoni të aplikoni këtë maskë me pjeshkë. Një kombinim perfekt i pjeshkës me banane dhe patate që i thotë lamtumirë flokëve të thatë dhe të dobët.

Përbërësit:

1 pjeshkë

1 banane

2 ½ gota ujë

4 patate

Përgatitja: Lani patatet mirë, qërojini dhe preni në copa. Vendosini në një enë me ujë dhe vërini në frigorifer për 8- 12 orë. Kulloni ujin e patateve dhe lëreni mënjanë. Qëroni pjeshkën dhe vendoseni në një blender. Shtoni ujin e patateve dhe bananen dhe lërini të kombinohen për pak sekonda. Hidheni përzierjen në një tas. Aplikojeni në flokë dhe mbulojeni kokën me një qese plastike. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht.