Maska natyrale që eleminon yndyrën e tepërt nga flokët pa qenë nevoja t’i lani çdo ditë – Lajmi.net
Maska natyrale që eleminon yndyrën e tepërt nga flokët pa qenë nevoja t’i lani çdo ditë
Autori: Lajmi.net Lifestyle 14:28, 24 March 2018
Nuk thonë kot se flokët janë gjysma e bukurisë, por për t’i pasur gjithmonë në gjendjen e duhur, duhet t’u kushtojmë shumë kujdes.

Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe shpesh na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë. Por, larja e tyre çdo ditë nuk është diçka e mirë, prandaj po ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën. Kjo maskë ka si përbërës kryesor uthullën e mollës. Niveli i lartë i acidit tek uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës.

Për këtë maskë nevojiten:

1. Një filxhan kafeje me ujë
2. 2 luge gjelle me uthull molle
3. 15 gjethe të vogla mente

Përgatitja: Në një enë përzieni ujin dhe uthullën e mollës, në të shtoni gjethet e mentes dhe lëreni në qetësi 30 min. Pastaj kryeni filtrimin me një garzë të stelirizuar. Përzierjen e përgatitur aplikojeni në rrënjë me anë të një pambuku dhe lërini të veprojë 15 min. Në fund procedoni me larjen. Mirë është që para filtrimit, përbërësit t’i përzieni me një pajisje elektrike.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO