Maska me kos që eliminon aknet

Keni probleme me aknet në fytyrë dhe jeni mërzitur nga produktet e shumta që i përdorni dhe që nuk kanë efekt? Ja një zgjidhje natyrale!

Lifestyle

09/11/2014 16:17

Kjo maskë është shumë e mirë për zhdukjen e akneve. Personat me lëkurë të ndjeshme – që u skuqet lëkura lehtësisht – mund ta përdorin këtë maskë gjithashtu.

Lajmi.net ju transmeton një recetë mjaft të dobishme e kombinuar nga kosi, mjalti dhe fetat e ananasit.

Në një enë hidhni 2 lugë kos dhe 2 lug mjaltë. Më pas grini gjysmë fete ananas dhe i bashkoni me mjaltin dhe kosin.

Së bashku, i aplikoni në fytyrë dhe i mbani për rreth 25 minuta dhe më pas e shpërlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Në këtë maskë mjalti është ingridienti kryesor, pasi që është antibiotik natyral dhe ka efekte kundër viruseve, baktereve dhe mukozave. Ndihmon në shërimin e skuqjeve të lëkurës dhe irritimeve të ndryshme.