Maska 100% natyrale që parandalon dhe eleminon njollat dhe rrudhat në fytyrë

Ashtu siç e kemi thënë edhe në artikujt e mëparshëm, nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, fytyra është pasqyra e ekspozimit të pakujdesshëm dhe të gjatë në diell, veprimit të agjentëve atmosferikë e ndotësve toksikë, dhe stilit të jetesës.

Lifestyle

22/10/2017 23:46

Të gjithë këta faktorë që mund të shkaktojnë shfaqje të parakohshme të rrudhave në fytyrë.

Lëkura fillon të humbasë elasticitetin me kalimin e kohës, megjithatë në ditët e sotme ofrohen një sërë maskash  natyrale, që janë të lira dhe sigurojnë rezultate të jashtëzakonshme pa asnjë efekt anësor, transmeton Living.al.

Ne ju njohim në artikullin e mëposhtëm me një maskë 100% efektive që parandalon shfaqjen e rrudhave, eleminon njollat dhe ushqen e rigjeneron atë.

Përbërësit:
• 1 mollë jeshile
• 100 gramë rrush
• 100 gramë xhel Aloe vera

Përgatitja: Lani mollën dhe priteni në copa të vogla me gjithë lëkurë. Kalojeni në blender derisa të bëhet pure. Më pas ndajeni mënjanë. Lani rrushin dhe shtrydheni në blender së bashku me xhelin e aloe verës. Bashkoni të dy masat e krijuara në një vazo qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Apikojeni maskën e mësipërme në gjithë fytyrën, qafën dhe gjoks për rreth 20-30 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe e fshijeni me një peshqir të butë. Përsëriteni këtë trajtim të paktën 3 herë në javë.

Kujdes! Edhe pse këta përbërës zakonisht nuk shkaktojnë reaksion, është mirë që të bëni një test të vogël në një pjesë të fytyrës kështu do të siguroheni që të gjithë përbërësit janë të përshtatshëm për fytyrën. /Lajmi.net/