Mashtruan me vizat kandeze, gjykata lë në burg Lule Makashin, liron të bijën

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Lule Makashin dhe ka lënë të lirë, me masën “detyrim paraqitje” vajzën e saj, Adeila Makashi.

Lajme

29/04/2016 12:27

Nënë e bijë u arrestuan natën e së enjtes, në Rinas, sapo zbritën nga avioni nisur nga Kanadaja, fill pas shpalljes së tyre në kërkim për mashtrimin e dhjetëra qytetarëve për punësim në Kanada e Angli.

Policia Kufitare Rinas i ndaloi me datë 27.04.2016, ora 23:30. Lule Makashi 52 vjeçe dhe vajza e saj 28 vjeçe u bë për arsye se ishin shpallur në kërkim.

“Me datë 25.04.2016 ne D. V. P. Tiranë janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetsja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada”­ njoftoi policia.