Mashtrohet ferizajasi për një pasaportë të Serbisë, i merren 500 euro dhe një veturë

Në mungesë të liberalizmit të vizave, kosovarët po synojnë edhe pasaportat e shtetit të Serbisë.

Lajme

04/07/2018 14:59

Një qytetar i Ferizajt ka rënë pre e një mashtrim për tu pajisur më një pasaportë të Serbinë. Për një të tillë pagoi para dhe një veturë, por u mashtrua keq, raporton lajmi.net.

“Rr. “Bajram&Gursel Sylejmani”, Ferizaj 07.04.2018 – NN. Viktima mashkull K/Shqiptar me 03.07.2018 informon se është mashtruar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar për t’ia rregulluar pasaportën e Serbisë dhe i ka marrë 500 € para kesh dhe një veturë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është hapur nga prokuroria për “mashtrim”. /Lajmi.net/