Mashtrimi që është duke iu bërë Samsung me reklama

Reklamimi i rremë nuk është gjest i mirë, Samsung!

Auto & Tek

05/12/2018 16:50

Fotografja Dunja Djudjiç po akuzon krijuesin më të madh të telefonave të mençur në botë për përdorimin e një prej fotografive të saj, e cila e ka paraqitur atë në faqen e tyre si një foto e realizuar me telefonin Galaxy A8 Star, transmeton lajmi.net.

Në një postim nga Djudjiç shpjegon se si Samsung po përdor fotot e saj, të realizuara me një aparat DSLR, për të shfaqur modalitetin portret të Galaxy A8.

Fotografja bëri zbulimin pasi vuri re një nga fotot e saj të ngarkuar nga komuniteti i fotografisë EyeEm, e cila u shit nëpërmjet partnerit të saj, Getty. /Lajmi.net/