‘Mashtrimi’ i njëjtë, kundër skuadrës së njëjtë, në stadiumin e njëjtë

Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Kampionëve që Real Madrid e zhvillon në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Ajax.

Sport

14/02/2019 13:27

‘Los Blancos’ kanë rezultat të mirë nga ndeshja e parë, duke fituar në Amsterdam me rezultat 1:2.

Ky rezultat ka bërë që Ramos të ndjehet i relaksuar, dhe të ndëshkohet qëllimisht me karton të verdhë, për të munguar në ndeshjen e kthimit, dhe për të qenë i gatshëm për sfidat çerekfinale.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vet Sergio Ramos, por që më vonë i ka ndryshuar deklaratat për t’i ikur ndonjë dënimi më të gjatë të UEFA-s.

Nëse kthehemi në kohë, shohim se Ramos një veprim të njëjtë e ka bërë edhe në vitin 2010, kur Jose Mourinho ishte trajner i Real Madridit.

Spanjolli me urdhër të Jose Mourinhos, qëllimisht ishte ndëshkuar për të munguar në ndeshjen e kthimit.

I çuditshëm është fakti se këtë veprim Ramos e ishte bërë edhe në vitin 2010 kundër Ajaxit, në stadiumin e tyre, siç ndodhi edhe të mërkurën./Lajmi.net/