Mashtrimi Estetik

Filmat e mirë të shtyjnë t'ua besosh ngjarjen. Efektet vizuale ndikojnë në rritjen e kualitetit të përjetimit filmik. The Wolf of Wall Street është një shembull i tillë.

ShowBiz

13/01/2014 21:00

Është një rrëfim ekstravagant dhe xixëllues për një mashtrues që sot është gjallë e shëndosh.

Por, njashtu si zhvillimet e ngjarjeve në bursë që paraqiten në filmin e Martin Scorcese, The Wolf of Wall Street, jo gjithçka në film është ajo që duket.

Kjo video e efekteve vizuale është realizuar nga specialistët e kompanisë Brainstorm Digital, të cilët kanë bërë të mundur që artificialisht të krijohen realitete të shumta sipas dëshirës së regjisorit të madh.

Ato përfshijnë zhvendosjen e plotë të ceremonisë së martesës për në plazh dhe shëtitjen e luanit nëpër zyre.

Videoja nuk rekomandohet për njerëzit që ende duan t’i besojnë magjisë së filmit.

 

A.M.