MASHT: Vazhdon shpërndarja e teksteve shkollore

Shpërndarja e librave për nxënësit e klasave nga  l-lX është duke vazhduar.

Lajme

06/09/2018 18:01

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zyrtari për informim pranë ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.

Gashi tha se MASHT-i është në proces të shpërndarjes së librave megjithëse sipas planit operues, kjo do të duhej të përfundonte sot.

Tutje, ai shtoi se materiali mësimor është i tëri i ri për dallim nga vitet paraprake.

‘’Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planit, ka filluar dhe është në proces të shpërndarjes së materialit dhe teksteve shkollore në nivel vendi dhe në bazë të planit të punës është paraparë që sot të mbaron procesi i shpërndarjes së teksteve nëpër komuna. Duhet theksuar se për dallim nga vitet e kaluara këtë vit tekstet do të jenë të reja për të gjithë nxënësit nga klasa I-IX.’’, përfundon Gashi.

Kujtojmë se viti i ri shkollor ka filluar të hënën më 3 shtator. Në anën tjetër SHBASHK këtë të shtunë do të mbajë protestë në shenjë pakënaqësie për mos rritje pagash. /Lajmi.net/