MASHT merr vendim: Të mërkurën s’ka mësim, shkak moti i ftohtë

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për shkak të moti të ftohtë, ka marr vendim që të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

Lajme

27/02/2018 20:36

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.

Gashi ka shtuar se kjo ditë do të zëvendësohet me një të shtune të ardhme.

Meteorologët kanë paralajmëruar se nesër, e mërkurë pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. /Lajmi.net/