MASHT dhe SBASHK-u nënshkruajnë kontratën kolektive të arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar kontratën e re kolektive të arsimit në Kosovë.

Lajme

18/04/2017 10:31

Të dyja palët deklaruan se me këtë kontratë përcaktohen të drejtat e posaçme dhe obligime të të punësuarve në Institucionet Publike dhe Private të Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar.

Gjithashtu u bë e ditur se pritet të realizohen shpejtë çështja e transportit, shujtave dhe pagesave për pensionim të mësimdhënësve.