Mashkulli që kopjon Kim Kardashian (Foto)

Një person ka shpenzuar rreth 21 mijë paund në operacione plastike, vetëm për t’u dukur si Kim Kardashian. Rasti në fjalë nuk është i një femre, por i një mashkulli 22-vjeçar.

Fun

04/04/2016 17:46

Sipas “The Sun”, ai është James Holt. Ky i fundit ka treguar se dëshiron që të jetë një kopje e Kim Kardashian, sepse e do shumë atë dhe tashmë ka menduar të heqë disa brinjë për të bërë një bel të hollë dhe vithe të mëdha si ajo.

Operacionet plastike që ai ka bërë deri më tani nuk i kanë shkuar edhe aq mirë, pasi ka pasur vështirësi në të ngrënë dhe komplikacione të tjera shëndetësore.

Pavarësisht kësaj, 22-vjeçari nuk heq dorë dhe shprehet se do ta çojë deri në fund ëndrrën e tij.

Duke fryrë buzët

Para se të frynte buzët