Mashkulli i vitit

Adam Levine e ka një titull të ri: “Mashkulli më seksi në botë”. Kështu ka vendosur magazina ‘People’. Kjo është hera e parë që këngëtari i grupit ‘Maroon 5’ e fiton këtë çmim.   “Si muzikant, gjithmonë keni fantazi se dëshironi të fitoni ‘Grammy’, por unë nuk e kam menduar në të vërtetë se do…

ShowBiz

20/11/2013 16:00

Adam Levine e ka një titull të ri: “Mashkulli më seksi në botë”. Kështu ka vendosur magazina ‘People’. Kjo është hera e parë që këngëtari i grupit ‘Maroon 5’ e fiton këtë çmim.

Bukuroshi (majtas).

 

“Si muzikant, gjithmonë keni fantazi se dëshironi të fitoni ‘Grammy’, por unë nuk e kam menduar në të vërtetë se do të isha në këtë listë. Unë jam befasuar dhe habitur kur e mora vesh. Një herë mendova se janë duke bërë shaka, por ata nuk ishin duke e bërë këtë, kështu që është ndjenjë e mirë”, u shpreh anëtari i jurisë në spektaklin ‘The Voice’, i cili është bërë më ‘facer’ kohëve të fundit.

Urime, suksese, përhajr…

 

Në një intervistë për ‘People’. Levine ka treguar se falë ‘yogas’ dhe ushtrimeve, ka arritur ta ruajë qëndrueshmërinë dhe fizikusin e tij.