Maserati Levante lansohet në “Geneva Motor Show”

Një muaj pas paralajmërimit, Maserati zyrtarisht ka shpalosur modelin e ri Levante në panairin “Geneva Motor Show”.

Auto & Tek

01/03/2016 23:10

Levante i ri i lartë ka pamje agresive me drita të mjegullës të rrumbullakëta. Modeli ka pamje muskulore në pjesën e pasme. Ai ka rrota me madhësi 18 dhe 21-inç.
Interieri me ulëse të lëkurës ka sistem me tetë zmadhues zëri dhe një ekran qendror me madhësi 8.4-inç.
Modeli i parë i linjës së re ka motor 3.0-litërsh V6 me 350 kuajfuqi dhe arrin përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për 6 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 250 km/orë.

Fansat e modeleve më të fuqishme mund të porosisin Levante S që ka motor 3.0-litërsh V6 me 430 kuajfuqi dhe që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 5.2 sekonda. Top shpejtësia e tij është e limituar në 265 km/orë.

Modeli i tretë është Levante dizel me motor 3.0-litër V6 me 275 kuajfuqi dhe që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6.9 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është 230 km/orë.
Të gjithë modelet janë të lidhur me marsh automatik me tetë shpejtësi dhe me sisteme që tërheqin me të gjitha rrotat.