Maserati konfirmon prodhimin e modelit Alfieri

I shfaqur për herë të parë në mbrëmjen e veturave në Gjenevë si një model koncept, Alfieri duket se përfundimisht do të hyjë në prodhim për vitin 2016.

Auto & Tek

07/05/2014 22:44

Prodhuesi italian i veturave Maserati ka treguar se modeli coupe do të lansohet në vitin 2016, duke u përcjellë nga modeli i konvertueshëm në vitin 2018.

Koncepti i cili ishte bazuar në versionin Grantursimo, Alfieri tash do të bazohet në versionin e platformës Ghibli dhe Quattroporte.

Makina Alfieri do të fuqizohet me një motor 3.0 litërsh V6 i cili ka 404 kuaj-fuqi, ku shpejtësia e tij maksimale do të radhitet në mes të 444 dhe 515 kmh.

Maserati zbuloi gjithashtu edhe planet e tij të ardhshme për modelin Grantursimo i cili do të dalë në vitin 2018, që do të fuqizohet me një motor V8.

Modeli SUV Levante thuhet se do të lansohet në vitin 2015, kurse formacionet e modeleve Ghibli dhe Quattroporte do të shtohen me vetura të reja në vitin 2018.

Maserati mendon të rritë shitjet nga 15,000 njësi të vitit të kaluar në 75,000 njësi deri në vitin 2018.