Mascherano vjen me vendimin më të vështirë në karrierë

Javier Mascherano ka vendosur të marrë një nga vendimet më të vështira në karrierë.

Sport

12/10/2017 23:42

Mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës.

Ky pensionim nga Argjentina do të vije menjëherë pas Kampionatit Botëror, që vitin e ardhshëm do të organizohet në Rusi.

Argjentina botërorin e Rusisë e siguroi vetëm pas fitores 3:1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit në udhëtim.

“Për shumë njerëz storia tashmë do të përfundonte, por faleminderit Zotit që nuk ndodhi për mua. Nëse arrij të shkoj në Rusi, aty do të jetë fundi. E di sigurt”, ka thënë Mascherano për gazetën spanjolle “Sport”./Lajmi.net/