Mascherano përshëndetet me tifozët e Barcelonës në ‘Camp Nou’

Javier Mascherano ka marrë nderimet e fundit në ‘Camp Nou’.

Sport

25/01/2018 21:38

Argjentinasi së bashku me familjen e tij është paraqitur në stadiumin ‘Camp Nou’, për t’u përshëndetur me tifozët e Barcelonës, pas largimit gati pas tetë viteve.

33 vjeçari karrierën do ta vazhdojë në Kinë.

Kujtojmë se Mascherano te Barcelona ishte transferuar në vitin 2010 nga Liverpooli, dhe gjatë kësaj kohe ka regjistruar 203 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol./Lajmi.net/