Mascherano i thotë ‘Adios’ Barcelonës

Javier Mascherano ka bërë gati valixhet. Mesfushori argjentinas – i shndërruar në mbrojtës – i Barcelonës ka vendosur të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, ish ylli i Liverpoolit është shumë pranë transferimit në Serie A te skuadra e Napolit, ku do të ribashkohej me ish trajnerin…

Sport

28/03/2014 19:30

Javier Mascherano ka bërë gati valixhet. Mesfushori argjentinas – i shndërruar në mbrojtës – i Barcelonës ka vendosur të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, ish ylli i Liverpoolit është shumë pranë transferimit në Serie A te skuadra e Napolit, ku do të ribashkohej me ish trajnerin e tij nga Reds, Rafael Benitez.

Mascherano është titullar i rregullt në formacionin e trajnerit Gerardo Martino, mirëpo vazhdimisht gjatë këtij sezoni është spekuluar me largim nga Camp Nou, dhe tani është më afër se kurrë nga ndarja me gjigantin katalan.

Palët thuhet se janë në bisedime dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti.

Benitez vazhdimisht ka shprehur interesim për Mascheranon nga dita kur mori drejtimin e Napolit, para fillimit të këtij sezoni.