Mascherano hap dyert e largimit nga Barcelona, zgjedh klubin e ri

"Mundo Deportivo" raporton se Javier Mascherano ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kinë.

Sport

05/12/2017 15:31

Javier Mascherano është i vendosur të largohet nga Barcelona.

Ylli argjentinas dëshiron të gjejë një klub të ri, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” raporton se Mascherano ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kinë, përcjell “lajmi.net”.

I aktivizuar fare pak gjatë këtij sezoni, ish ylli i Liverpoolit do të largohet përfundimisht nga futbolli evropoan duke filluar një aventurë të re në Kinë. /Lajmi.net/