Mascherano fillon bisedimet me klubin e ri

Javier Mascherani drejt rikthimit në vendlindjen e tij në Argjentinë.

Sport

11/11/2017 09:43

Javier Mascherano ka filluar t’i afrohet largimit nga Barcelona.

Ylli argjentinas do të ndahet nga klubi katalan pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, ai ka filluar bisedimet me klubin e ri.

Mediat argjentinase raportojnë se Mascherano është pranë rikthimit në River Plate, përcjell “lajmi.net”.

Mascherano ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2019.

Por, ai pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/