Mascherano befason të gjithë me skuadrën e re

Javier Mascherano në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona.

Sport

10/11/2017 18:37

Pas një qëndrimi shtatë vjeçar, argjentinasi ka vendosur të ndryshojë skuadër, duke u larguar nga ‘Camp Nou’.

Thashethemet për rikthimin te Liverpoolit, janë hedhur poshtë nga ‘The Sun’, përcjell lajmi.net.

33 vjeçari ka vendosur të rikthehet tek skuadra ku e ka nisur karrierën, te River Plate në Argjentinë, pjesë e së cilës skuadër ishte nga viti 2003 deri në vitin 2005./Lajmi.net/