Mascherano: Barcelona? Jo!

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka bërë të ditur se nuk do të pensionohet në Camp Nou.

Sport

06/02/2016 09:29

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka pranuar se nuk do të pensionohet në Camp Nou për shkak të kërkesave të mëdha fizike në paraqitje në një numër të madh të ndeshjeve gjatë një sezoni.

Reprezentuesi argjentinas është pjesë e gjigantit katalan nga viti 2010 pas transferimit nga Liverpool për 24 milionë euro.

Ai ka fituar 13 tituj me Barcelonën, por ka thënë se do të largohet nga klubi pasi të ndihet se nuk mund të ballafaqohet më me sfidat e mëdha.

“Nuk mendoj se do të pensionohem në Barcelonë”, deklaroi ai për “Clarin”, përcjell “Lajmi.net”. “=

“Të luani mes 60-70 ndeshje në sezon nuk është e lehtë. Më duhet të gjej një klub që është në nivel të asaj që mund të jap unë nga ana fizike”, theksoi Mascherano, që ka pranuar se rikthimi në Argjentinë është një opsion për të.