Masazhi mahnitës që mund t’ia bëni vetes për dhimbjen e qafës (Video)

Dhimbja e qafës është diçka që ndodh te të gjithë ne, pavarësisht moshës apo statusit shoqëror. Edhe të rinjtë që janë studentë apo nxënës kanë këtë dhimbje shqetësuese në qafë.

Lifestyle

24/07/2015 13:45

Kjo nuk është e kufizuar vetëm në qafë, ju mund të përjetoni dhimbje edhe në pjesë tjera të kokës apo mund të mos jeni në gjendje që të lëvizni kokën siç duhet.

Gjithashtu, kjo mund të përfshijë edhe dhimbje kronike të kokës që mund të ndikojë herë pas here. Simptoma të tjera të ngjashme përfshijnë marramendje, sy të trullosur dhe vesh kumbues, transmeton Lajmi.net.

Të gjitha simptomat e përmendura më lartë quhen ‘sindroma e qafës’. Shumë njerëz nuk e dinë se dhimbjet e qafës janë të lidhura gjithashtu edhe me mpirjen e gishtave, pjesëve të kokës dhe krahëve.

Vetë-masazhi, kur bëhet sistematikisht në qafë mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes. Masazhi nuk është i vështirë për t’u bërë, ju mund ta mësoni atë në disa minuta në videon e shfaqur më poshtë.

Bëni masazhin e tillë 2 apo 3 herë në ditë dhe do të ndjeheni më mirë, për shkak që nxitë qarkullim më të mirë të gjakut. (Lajmi.net)

Shikojeni videon: