Masazhet me “happy end” – Lajmi.net
Masazhet me “happy end”
Autori: Besian Beha LajmeOp-EdOpinion 15:52, 28 April 2018
“Pse ma ke marrë klientin”, ishin disa nga fjalët e një debati të ashpër, mes dy vajzave që punonin në njërën nga qendrat e masazhës në Prishtinë. Gjysmë-nudo, pak para mesnatës, e gjithë kjo përplasje po zhvillohej në ballkonin e objektit ku këto vajza, dhe shumë tjera, “relaksojnë” klientët.

Klientët që pas një dite të lodhshme shkojnë të çlodhen sidomos pas mesnatës. Klientët që parkojnë para qendrës së masazhit vetura super-luksoze, e lëre më për bakshishet që mund t’i lënë pas masazhës, apo pas fundit të lumtur… (happy end)

Debate të tilla për marrjen e klientëve nuk do të mund të bëjnë qindra vajza të tjera, pasi vetëm gjatë muajit mars janë mbyllur mbi 60 qendra masazhi, në të cilat kryhej prostitucioni, e femrat ishin viktima të trafikimit seksual.

Shifër kjo shumë më e madhe sesa përgjatë gjithë vitit 2017. Pasi vitin e kaluar, janë mbyllur vetëm 37 qendra, përkundër se numri i tyre është enorm.

Vajza nën moshën 18 vjeçare që kryenin prostitucion, madje të ardhura edhe nga Shqipëria, punëtoret pa kontrata pune, biznese që nuk ishin të regjistruara, janë vetëm disa nga gjetjet që i ka bërë Policia gjatë hetimit në qendrat e masazhave.

Operacion ky i kryer në tri rajonet më të mëdha të vendit: Prishtinë, Pejë, e Prizren. Të gjitha këto qendra janë mbyllur, pavarësisht se Policia nuk ka vazhduar hetimet nëse ato vajza po gjejnë edhe metodat private, për të kryer shërbimet joligjore.

Por, aksionet e Policisë, që edhe kështu nuk janë aq të shpeshta, s’po arrijnë t’i trembin trafikuesit.

Në rrjetet sociale vazhdimisht mund të shihen postime të sponzorizuara, ku qendrat e masazheve reklamojnë dhe shpallin konkurse për vajzat e interesuara të punojnë, e që më pas trafikohen seksualisht. Madje ato që përfitojnë punë, u ofrohen edhe banesa me qera, të cilat paguhen nga punëdhënësi.

“Cakto termin te unë”, ishte postimi i njërës nga qendrat që ushtron veprimtari të dyshimtë në kryeqytet. Postimit i ishte shtuar një fotografi e një vajze gati lakuriq. “Ku gjendeni”, “a ti me ben masazh a”, ishin komentet e meshkujve, që i bënin thirrje njëri-tjetrit për të shkuar tëpërfitojnë shërbime seksuale te vajza në fjalë.

Pavarësisht se janë postime publike, vajzat ekspozohen edhe me pamje, kjo qendër më shumë prostitucioni se masazhe sikur edhe shumë të tjera në Prishtinë, vazhdon të mbetet e hapur.

Pa llogaritur këtu edhe numrin e madh të vajzave që tash e sa kohë, kanë filluar të kryejnë shërbime të tilla edhe privatisht.

Rritja e prostitucionit të zhvilluar në formë të qendrave të masazhit, vetëm po shkon drejt rritjes. Në pothuajse çdo lagje të Prishtinës, ekzistojnë më shumë se 4-5 të tilla, duke tejkaluar banalisht edhe numrin e furrave të bukës.

Shumë prej tyre edhe mund të jenë të pajisura me leje, por mos-interesimi i institucioneve për ta luftuar këtë dukuri, po bën që qendrat e seksit apo të masazhit, ta ruajnë atë leje vetëm sa për sy e faqe, e prapa perdeve të mos ndalen duke iu ofruar shërbime të jashtëligjshme klientëve.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO