Masat të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika për pesë ditë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Lajme

10/04/2018 15:51

Sipas Institutit, masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent gjatë javës mbi Kosovë, duke favorizuar kushte për një mot relativisht stabil dhe me temperatura mbi 20C.

Një situatë stabile e motit do të vazhdoj deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mun të sjellin riga shiu të karakterit lokal.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales. Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s./Lajmi.net/