Masat që duhet të merrni për t’u mbrojtur nga virozat gjatë pushimeve në bregdet

Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve.

Lifestyle

21/07/2018 22:16

Përveç kësaj, uji i detit mund ta bej më të lehtë transmetimin e ketyre viruseve dhe mikrobeve nga një person te tjetrin. Keto jane disa masa që mund të merrni.

Merrni me vete:
-probiotike për fëmijë, dhe jepjani gjate diteve të pushimit, nje kokerr me vaktin e drekes
-vaj rigoni, jepjani vetem nese kane shfaqur simptomat si perzierje, diarre dhe dhimbje barku, 1 pike ne 1 gote uji te madhe, 2 here ne dite, transmeton living.al.

Bëni kujdes!
Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet aty ku ushqeheni
-mos konsumoni sallata te freskta, preferojini të ziera, kerkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera
-preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kackavall

Nëse jeni prekur nga viroza
-evitoni alkolin
-pini çaj rigoni ose nenexhiku
-pini ujë
-pushoni