Masakra në Selenicë të Vlorës, autori del para Gjykatës

24-vjeçari, Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit.

Lajme

13/08/2018 11:26

Në ambientet e Gjykatës ndodheshin edhe familjarë të viktimave të cilët mbanin në dorë pankarta ku apelonin edhe për dënim me vdekje të 24-vjeçarit.

Ndërkohë famijarë të familjes Hoxhallari që u vranë dhe më pas u dogjën bëjnë apel për rikthimin e dënimit me vdekje.

Prokurori i çështjes është Saimir Smaka, ndërsa gjyqtare është Esmerilda Habilaj. Ndërkohë asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë në Gjykatë Ritvan Zykajn.