Masakra në Nice e përgatitur 10 ditë më herët

Një ditë përpara masakrës, Mohamed Bouhlel ka kryer inspektime me kamion përgjatë pedonales në Nice, çka do të thotë se shtypja masive është e planifikuar.

Bota

17/07/2016 20:23

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur ai ka qarkulluar më 13 korrik, ndërsa mbrëmjen e 14 korrikut kreu masakrën, duke lënë pas 84 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Një burim i afërt me hetimit, ka zbuluar për “Le Figaro” se Boulel kishte nisur organizimin e masakrës 10 ditë përpara datës 14 korrik. 31 vjeçari ka rezervuar kamionin frigorifer  më 4 korrik në Saint Laurent.

Mjeti duhej të kthehej më 13 korrik. Një javë përpara sulmit, ai ka zbrazur llogaritë bankare si dhe shiti makinën. Transaksioni i fundit i blerjeve në internet është më 6 korrik.

Një detaj shqetësues shfaqen mbi kamionin frigorifer,  xhami nuk është thyer me copa pavarësisht se është goditur me dhjetëra plumba. Kjo tregon se xhami ishte antiplumb dhe kjo tregon se plani ishte i mirë menduar dhe i studiuar përpara se të zbatohej.

Megjithëse ai nuk njihej se praktikant mysliman, ministri i Brendshëm francez flet për një “radikalizim të shpejtë” të tij. Nuk dihet sa e vërtetë. Babai e përshkruan atë si njeri të paqëndrueshëm dhe të dhunshëm, ndërsa motra e tij e cilëson si “njeri me probleme psikologjike”. Për këtë arsye, ajo thotë se Bouhlel ishte konsultuar me specialistë në Tunizi.