Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital.

Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë.

“Shqiptarja.com” mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të kenë qenë pulat e familjes së viktimave të cilat hynin në bahçen e autorit.

Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet çka ka sjellë edhe tragjedinë.

Për të zgjidhur konfliktin kanë shkuar edhe anëtarë të një familje tjetër.

I riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë.

Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore.