Masakra e Vlorës, mes viktimave edhe fëmijë… /FOTO

8 të vdekur dhe 6 të plagosur, ky është bilanci i vrasjes tragjike të ndodhur sot në Resulaj të Vlorës, ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj qëlloi mbi disa persona.

Lajme

10/08/2018 19:37

Dyshohet se mes viktimave ka dhe mosha të reja, madje nuk përjashtohen as të miturit dhe femrat. Ndërkohë që problem është edhe vendosja e viktimave pasi morgu i Vlorës nuk ka vende.

Sipas policisë autori i dyshuar është Ridvan Zykaj, 24 vjeç. Ky i fundit pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij.

Lexoni edhe:

Ky është 24 vjeçari që vrau 8 persona në Vlorë: Është i rrezikshëm… /FOTO