Masakra e Munihut, edhe një 14 vjeçar nga Presheva mes viktimave?

Në mesin e viktimave të çmendurisë së Ali Sonboly në Munih të Gjermanisë, përpos tre të rinjve shqiptarë, sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”, është dhe një 14-vjeçar nga Presheva.

Lajme

24/07/2016 22:02

Detaje tjera rreth këtij të riu nuk ka, ndërkaq lajmi nuk është konfirmuar ende as nga mediat ndërkombëtare.

Hetimet e deritanishme tregojnë se Sonboly e kishte planifikuar sulmin që pas një vizite vitin e kaluar në qytetin e Winnendenit, skenë e vrasjes së 15 personave në një shkolle në 2009-n nga një 17-vjeçar.

Pistoletën “Glok” që përdori për të qëlluar mbi njerëzit në qendrën “Olimpia” besohet ta ketë blerë në internet, në atë që njihet si “rrjeti errët”, ku mund të hyhet vetëm përmes software-ëve të posaçme.

Autoritetet bavareze thonë se viktimat e 18-vjeçarit nuk ishin shënjestruar qëllimisht dhe mes tyre nuk kishte të rinj të përfshirë në talljen e Sonbolyt në shkollë, siç u spekulua më herët.