Masakër në Pakistan, vriten 59 kadetë të policisë (Foto)

Të paktën 59 persona janë vrarë dhe 118 janë plagosur kur militantët sulmuan një qendër trajnimi të policisë në Quetta të Pakistanit, natën e kaluar

Bota

25/10/2016 07:50

Drejtori i policisë, Sher Afgan, tha se grupi Lashkar-e-jhangvi qëndron pas këtij sulmi, të cilët janë të lidhur me Al-Kaidën dhe kanë kryer disa herë sulme vdekjeprurëse, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Një sulmues u vra nga forcat e sigurisë, ndërkaq dy të tjerë vdiqën kur shpërtheu bomba që e mbanin, deklaroi zyrtari Sarfraz Bugti. Ai shtoi se sulmi është bërë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sulmuesit hynë në qendrën e policisë ku banojnë më shumë se 700 kadetë të policisë.

Ushtria pakistaneze deklaroi se 5 ose 6 sulmues hynë në kolegjin e policisë dhe morën pengë kadetët. /lajmi.net

Pakistan

PAKISTAN MILITANTS ATTACK

A Pakistani volunteer and a police officer rush an injured person to a hospital in Quetta, Pakistan, on Monday after gunmen attacked a police training centre.