Martohet “Shtëpiakja e Dëshpëruar” (FOTO)

Më në fund është martuar ylli i telenovelës së njohur “Shtëpiaket e Dëshpëruara”, Eva Longoria.

ShowBiz

30/05/2016 21:59

Aktoria Longoria dhe biznezmeni, Jose Boston, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni mbresëlënëse në Valle de Bravo, Meksikë, ku morën pjesë rreth 200 të ftuar.

Ajo që ka rënë në sy përveç detajeve të tjera, kanë qenë fustanet magjepsëse të Eva Longories, të dizenjuara nga mikesha e saj më e mirë, Victoria Beckham. Kjo e fundit nuk mund të mos ishte prezente në ceremoninë madhështore të mikeshës së saj.

Aktorja tha se dizenjimi i tre fustaneve të saj ishte bërë me shumë dashuri.

 “I kërkova Victorias për të më dizenjuar fustanin pasi dëshiroja që të ishte special sepse e dija që ajo do ta realizonte me dashuri”– tha Longoria. “Victoria është një nga dëshmitaret e mija gjithashtu”– shtoi ajo.

Eva Longoria, 41 vjeçe u fejua me Jose Boston 47-vjec, presidentin e kompanisë më të madhe mediatike në Amerikën Latine, ‘Televisa’ 5 muaj më parë, ndërsa ditën e shtunë, me 21 Maj, ata realizuan ceromoninë e tyre të ëndrrave./klan eva okvic

eee