Martohet nëna e Beyonces (Foto)

Tina Knowles, 61 vjeç dhe protagonisti i “Poltergeist”, aktori 68-vjeçar Richard Lawson, janë kurorëzuar këtë fundjavë në një jaht elegant në Kaliforni, raporton TMZ.

ShowBiz

14/04/2015 10:30

Të gjithë të pranishmëve në dasmë, përfshirë edhe Beyonce me Jay Z dhe vajzën, si dhe Solange Knowles, u ishte kërkuar të visheshin me të bardha në këtë ceremoni, transmeton Telegrafi.

Tina është ndarë me bashkëshortin e saj, Mathew Knowles, babai i Beyonce dhe Solange, qysh në vitin 2011 dhe ka rigjetur dashurinë me Lawson, madje duke deklaruar se ndihet e lumtur si kurrë më parë.

beja 3

beja 2

 

beja

martesa 1