Martohet moderatorja shqiptare e sportit! Ilda Bejleri publikon foto nga dasma

Moderatorja e njohur sportive e ‘Digitalb’, Vilma Masha ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare me martesë.

ShowBiz

30/09/2018 23:33

E pranishme ishte edhe kolegia e saj, Ilda Bejleri, e cila ishte e pranishme në dasmë dhe nga atje i ka publikuar disa imazhe, shkruan lajmi.net

Vilma ka zgjedhur të bëjë një ceremoni të thjeshtë dhe është mbajtur në taracën e Bashkisë së Tiranës.

Mendohet se pas celebrimit do të zhvillohet edhe festa mes miqve dhe familjarëve më të afërt, por gjithçka pritet të mbetet private.

I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj./Lajmi.net/