Martohet Eliza Dushku, në këtë vend mbahet dasma

Eliza Dushku është njëra nga aktoret më të njohura shqiptare.

ShowBiz

18/08/2018 18:07

Aktorja i jep fund beqarisë sot, e lajmin e bëri të ditur fotografi Fadil Berisha përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Në një video që ka postuar në lnstagram, Berisha shfaqet përkrah Dushkut, ndërsa njoftoi se ajo martohet në Boston.

“Ide e mrekullueshme të ndajë pjesë nga dasma e saj me turneun e biçikletave në qytetin e Bostonit”, ka shkruar fotografi.

Dushku u fejua në vitin 2017 me  Peter Palandjian, ndërsa lajmin e kishte konfirmuar përmes një imazhi në rrjete sociale. /Lajmi.net/