Martohen në koncertin e Justin Timberlake

Justin Timberlake e ka ndërprerë përkohësisht koncertin e tij, për t’i dhënë hapësirë një propozimi për martesë. Këngëtari i ‘The Sexy Black’ ishte duke performuar në Louisville të Kentucky, kur është ndalur në mes të spektaklit, për t’ua bërë një befasi fansave. Pasi e këndoi hitin e tij ‘Girl’, Timberlake e ka ftuar në skenë…

ShowBiz

17/12/2013 12:00

Justin Timberlake e ka ndërprerë përkohësisht koncertin e tij, për t’i dhënë hapësirë një propozimi për martesë. Këngëtari i ‘The Sexy Black’ ishte duke performuar në Louisville të Kentucky, kur është ndalur në mes të spektaklit, për t’ua bërë një befasi fansave.

Pasi e këndoi hitin e tij ‘Girl’, Timberlake e ka ftuar në skenë një femër dhe të dashurin e saj. “Josh e Kim, përse nuk martoheni këtu ‘live’?”, ka pyetur këngëtari, siç njofton revista ‘People’. Timberlake më pas ia ka shpjeguar Kimit prapaskenën e këtij rasti.

“Josh më ka ftuar kohë më parë. Mendoj se ka diçka të rëndësishme për të ta thënë”, shtoi këngëtari. Sipas informatave, fansi i ishte afruar Justinit në muajin nëntor, duke e pyetur nëse do t’i lejohej t’ia kërkonte dorën të dashurës së saj në koncertin e Timberlake, dhe ky i fundit e ka pëlqyer mjaft idenë e tij.

Si të mos mjaftonte kjo: Justin ua ka lënë tërë skenën çiftit, për ta marrë të gjithë vëmendjen që e meritonin dhe pas propozimit për martesë, çifti e ka shkëmbyer një puthje të zjarrtë.

Ka shumë gjasa që Timberlake e ka pranuar kërkesën e Josh sepse e ka parë tek vetvetja temperamentin romantik të Josh. Këngëtari ia ka kërkuar dorën aktores Jessica Biel në pushime në mes të maleve të Wyoming dhe të dy e kanë bërë martesën në tetor të vitit 2012.