Martino pranon fajin

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Real Sociedad duke insistuar se e “lexova gabimisht ndeshjen”. Disfata 3:1 në Anoeta të shtunën mbrëma e la Barcelonën tri pikë mbrapa Real Madridit që mposhti Elchen 3:0 në Santiago Bernabeu. Atletico Madrid ndeshet sonte me Osasunën dhe në rast të fitores, do të…

Sport

23/02/2014 10:02

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Real Sociedad duke insistuar se e “lexova gabimisht ndeshjen”.

Disfata 3:1 në Anoeta të shtunën mbrëma e la Barcelonën tri pikë mbrapa Real Madridit që mposhti Elchen 3:0 në Santiago Bernabeu.

Atletico Madrid ndeshet sonte me Osasunën dhe në rast të fitores, do të kalojë tri pikë mbi kampionin duke i lënë katalanët në pozitën e tretë. “Kam përfunduar me dhimbjen e humbjes”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Sociedad luajti mirë dhe unë e lexova gabimisht ndeshjen. Mendoj se paraqitja jonë duhet të jetë e ngjashme me atë që shfaqëm kundër tyre në gjysmëfinale të Copa del Rey”.

Martino u dërgua në tribuna gjatë ndeshjes por refuzoi t’i diskutojë detajet e incidentit.

“Nuk kam qka të them. Gjyqtari mori një vendim dhe kjo është e tëra. Nuk kishte shkëmbim fjalës me trajnerin e Sociedadit ose futbollistët e tij”.