Martinez “shuan” Real Madridin: Më intereson vetëm Belgjika

Që nga shkarkimi i Julen Lopeteguit, Real Madrid po synon të emëroj një trajner me plane afatgjate.

Sport

09/11/2018 16:23

Si zëvendësues i Lopeteguit, përkohësisht në krye është vendosur Santiago Solari, i cili megjithatë ka arritur rezultate mjaft të mira në ndeshjet e tij të para.

Ndër emrat që pëlqehen më së shumti nga “mbretërit” është ai i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Ky i fundit duket se nuk është i interesuar aspak për kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Ai ka insistuar se është i përkushtuar vetëm në kombëtaren belge dhe mendja e tij nuk është askund tjetër.

“Nuk dua të tregoj nëse unë apo agjenti kemi pasur kontakte me Real Madridin” ka thënë Martinez në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Kjo nuk ka lidhje dhe do të ishte mos-respekt në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, kundër Zvicrës dhe Islandës. Mesazhi im është i njëjti, gjëja e vetme që më intereson është Belgjika” ka thënë trajneri.

Martinez dhe Antonio Conte janë dy shënjestrat kryesore të “Los Blancos”. /Lajmi.net/