Martinez rikthehet te gjiganti evropian

Sulmuesi i Guangzhou, Jackson Martinez, mund të transferohet shumë shpejt në Milan.

Sport

29/04/2016 21:28

Kjo do të mundoësohet nga grupi Guangzhou Evergrande, pronarët e klubit kinez Guangzhou që janë afër të blejnë Milanin.

Nëse bisedimet e tyre me Silvio Berlusconin finalizohen me sukses, atëherë Martinez do të jetë goditja e parë e fuqishme në shtëpinë kuqezi, shkruan “Corriere dello Sport”, përcjellë “Lajmi.net”.

Martinez e kishte refuzuar në çastet e fundit Milanin duke zgjedhur Atletico Madridin, që doli të ishte një vendim i gabuar, pasi që ai dështoi totalisht në “Vincente Calderon”, për t’u transferuar më pas drejt Kinës.