Martinez braktis Bayernin

Javi Martinez konsideron mundësinë e largimit nga Bayern Munich. Mesfushori është i pakënaqur me statusin e tij në Allianz Arena dhe mund të kërkojë një klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

06/05/2014 11:42

Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

Ish ylli i Athletic Bilbaos është i pakënaqur me statusin e tij në ekip, ku gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Pep Guaridolës nuk pati rëndësinë e njëjtë sikurse një edicion më parë kur ndihmoi ekipin të triumfojë në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

Andaj, Martinez konsideron mundësinë e largimit nga Allianz Arena gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2012 nga Bilbao në transferimin më të shtrenjtë të gjigantit bavarez prej 40 milionë eurosh, dhe ka kontratë me kampionin e Bundesligës deri më 2017.

Martinez, në rast të largimit nga Bayern mund të transferohet në Premierligë ku kërkohet nga Manchester City dhe Arsenal.