Martin Shkreli: Gjëja më e mirë në këtë incident, njoftova shumë femra

Martin Shkreli, drejtor ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i cili shkaktoi zemërim dhe protesta tek njerëzit për shkak të rritjes drastike prej 5,500 për qind të çmimit të një bari që përdoret për trajtimin e sëmundjes së AIDS-it, së fundmi është munduar të përmirësojë reputacionin e tij të njollosur duke pranuar të jetë mysafirë në “Ask Me Anything” në Reddit, shkruan Independent.

Fun

27/10/2015 16:21

Por fatkeqësisht “Q&A” nuk ka bërë edhe aq shumë për ta përmirësuar imazhin e tij në publik, pasi ka pranuar se gjëja më e mirë që i ka ndodhur nga ky incident është fakti se ka takuar shumë femra, transmeton lajmi.net.

“Kjo është mënyra më e mirë të njoftoheni profesionalisht me vajza”, është përgjigjur në një pyetje duke shtuar se e konsideron veten si “një gjë të mirë për shoqërinë”.

Shkreli arriti të bëhet “njeriu më i urryer në botë”, pasi kishte blerë licencën e barit Daraprim, që dikur shitej për 13.50 dollarë, ndërsa pas marrjes së kompanisë kishte vendosur ta ngrit çmimin në 750 dollarë për copë, që ishte diçka e papërballueshme për shumë pacientë që shërohen me atë barë.

Por ai është munduar të arsyetohet në chat në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të barit, duke thënë se njerëzit e kishin urryer për faktin se mendonin se ato para i shkonin drejtpërdrejt në xhepin e tij e jo në investime tjera.